Lajme

Identifikohen disa nga bashkatdhetarët që vdiqën në aksidentin në Kroaci

Aksident në Kroaci

Shtatë nga dhjetë personat e vdekur në aksidentin e rëndë që ndodhi në mëngjesin e së dielës në Kroaci tashmë janë identifikuar.

V.B e cila ishte 46 vjeçare dhe E.B dyshohet që janë nënë e bijë nga Deçani.

Ndërsa, N,S 47 vjeçari është shoferi i autobusit, i cili nuk ishte duke vozitur derisa ndodhi aksidenti tragjik. Ai ishte nga Gjakova e që nga ky vend vjen edhe një viktimë tjetër, H.H 55 vjeçari.

Viktimat tjera janë S.Rr nga Pakshticë e Epërme – Podujevë, L.K nga Juniku 39 vjeçare , dhe K.K nga Radoste 40 vjeçar.

Së fundmi, për gjendjen aktuale të dhjetëra personave të tjerë që ishin të përfshirë në këtë aksident, është deklaruar deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prlaskaj.

Ajo ka thënë së për momentin gjendja e të lënduarve në aksident trafiku në Kroaci është stabile.

Lekaj-Prlaskaj deklaroi së sot gjatë ditës, pritet që nga spitali të dalin 17 persona.

”Mendoj që deri tani i kanë identifikuar të gjithë të vdekurit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, është në Slavonski Brod, për të diskutuar se si ta bëjnë transportin e kufomave dhe transportin e udhëtarëve për në Kosovë, me një aeroplan”. /SHQIP.com