Sport Ndërkombëtar

Ideja për natën magjike të boksit – reagon Fury

Së fundi është hedhur ideja se në dhjetor, në Arabinë Saudite, do të zhvillohet një mbrëmje magjike boksi, ku në ring do të ngjiten katër boksierët më të mirë të peshës së rëndë.

Bëhet fjalë për një natë ku përballë njëri-tjetrit do të duelojnë fillimisht Wilder e Joshua, pasuar më tej nga sfida e unifikimit të titujve kampionë bote mes Usyk e Fury.

Kampioni i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC), Tyson Fury, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për këtë lajm. “Mund t’ju konfirmoj se gjithë këto lajme janë thjesht  gënjeshtra, absolutisht të pavërteta”.

Ai që pat konfirmuar i pari këto bisedime për këto dy duele është Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, pasuar më tej nga lajmi i këtij të fundit se do të rikthehet në ring në dhjetor. Edhe trajneri i Wilder deklaroi se këto negociata janë të vërteta, ndërkohë që Fury duket i vetmi për momentin se ka dalë kundër rrymës.

Tyson Fury, pasi dështoi të organizojë duelin ndaj Oleksandr Usyk, ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në ring dhe se ndaj kujt do të duelojë. I pamposhtur në karrierën e tij, Fury pritet të duelojë sërish këtë verë.

/Shqip.com