Sport Ndërkombëtar

Icardi befason me fjalët për ish-bashkëshorten (VIDEO)

Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë qenë ndër çiftet më të komentuara në botën e futbollit, por lidhja e tyre duket se e ka prekur fundin. Sikur të mos mjaftonin thashethemet lart e poshtë, akuzat, apo edhe ironitë, pas ndarjes ai që ka shpërthyer keq ka qenë vetë sulmuesi i Galatasarayt. Me anë të një Live në Instagram, ish-lojtari i Interit nuk përmbahet.

“Unë e njoh më shumë se kushdo tjetër, e kam mbrojtur gjithmonë, por kemi mbërritur në një pikë që është bërë gazi i botës. Më ka ardhur në majë të hundës nga gënjeshtrat, trillimet. Wanda kërkon divorcin prej një viti dhe kurrë nuk e bën. Ka gjithmonë një shantazh, një kërcënim, diçka, e pastaj nuk ndahemi kurrë”, tha Icardi.

Dashuria mes tyre jo vetëm që ka mbaruar, por siç shihet, nuk ka mbetur më as respekti.

/Shqip.com