Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me të cilën ka luajtur

AC Milan-Atletico Madrid

Nëntë fanella të veshura në karrierën e tij (nga Malmoe te Milani), pa fund ndeshje të luajtura, një listë shumë e gjatë kampionësh me të cilët ka luajtur. Ose, siç do të thoshte ndoshta vetë suedezi, se kishin nderin të luanin përkrah tij. Për zgjedhjen e më të mirëve është kujdesur vetë Zlatan Ibrahimovic, i cili ka përpiluar ‘top 11’-shen e bashkëlojtarëve të tij në karrierë.

Në radhë, pra, ata që numërojnë më shumë paraqitje me të.

Një ‘top 11’ klasike, ose më mirë, ‘top 10’, pasi ai padyshim do të rreshtohet në fushë.

Ibrahimovic e hartoi atë, duke zgjedhur nga shokët e tij të karrierës, kur botoi librin “Unë jam futbolli” më 2018.

Në atë kohë ai nuk ishte kthyer ende te Milani për aventurën e dytë me kuqezinjtë. Kush e di nëse sot, në një përpjekje të re ndoshta do të përfshinte edhe “nxënësin” e tij, Leao.

Ndërkohë, le të shohim 11-shen e zgjedhur nga vetë Zlatan, të cilët i rreshton me skemën 4-3-3:

Portieri: GIANLUIGI BUFFON
Mbrojtësi i djathtë: LILIAN THURAM
Qendërmbrojtësi: THIAGO SILVA
Qendërmbrojtësi: ALESSANDRO NESTA
Mbrojtësi i majtë: MAXWELL
Mesfushori i djathtë: PATRICK VIEIRA
Mesfushori i qendrës: XAVI
Mesfushori i majtë: PAVEL NEDVED
Sulmuesi i djathtë: LIONEL MESSI
Sulmuesi i majtë: RONALDINHO
Qendërsulmues: ZLATAN IBRAHIMOVIC

/Shqip.com