Ibrahimovic: Unë ndihem shumë i ri

Me tre nëntor, Zlatan Ibrahimovic mbushi 40 vite, ndërsa ende po luan në nivelet më të larta të futbollit.
Sulmuesi sudez, ishte i ftuar në emisionin “La lene” ku ka folur rreth shumë gjërave nëpër të cilat është duke kaluar, transmeton Shqip.com.
Shtatëgjati ka thënë se ndihet ende i ri dhe mezi pret të rikthehet nga lëndimi.
“Një vit tjetër në fushat e futbollit sapo ka kaluar për mua dhe mezi po pres te zbres përseri të luaj. Edhe pse kam qenë i dëmtuar, mendjen e kam pasur te rikthimi im në fushën e lojës. Prandaj luaj ende, për këtë ndjesi” , tha fillimisht Zlatan.

40 vjeçari po ashtu u shpreh se po ndihet çdo ditë e më mirë, por ka probleme të shumta.
Ndërsa, kur e pyetën se kush do ta fitojë Scudetton këtë sezon në Itali, ai u përgjigj “Në çfarë skuadre luan Zlatan Ibrahimovic? Ah te Milani. Do e fitojë vetem një skuader pra: ajo qe ka në brendesi të saj nje si Zlatan”, shtoi për fund sulmuesi suedez.
Numri 11-të i rosonerëve ka zhvilluar vetëm një ndeshje këtë sezonë në Serie (ndaj Lazios) dhe ka shënuar një gol, ndërsa sezonën e kaluar kishte tundur rrjetën 15 herë në 19 ndeshje në futbollin elitar në Itali.
Për shkak të lëndimit, ai ka humbur të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ndërsa sipas shumë mediave italiane ai do jetë i gatshëm pas ndeshjeve me kombëtare./Shqip.com