Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic shpërndan pamjet kur doktorët i zbrazin gjurin

Ibrahimovic

Suedezit iu desh të luajë disa ndeshje me lëndim serioz përgjatë sezonit që lamë pas.

Zlatan Ibrahimovic dëmtoi gjurin gjatë gjysmës së edicionit 2021/22, duke e lënë atë jashtë fushave për disa muaj.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social Facebook gjatë ditës së dielë, ku shihej epiki mjekësor teksa intervenonte në gjurin e tij.

Në imazhe shihet teksa dokorët i heqin atij materie të lënshme nga gjuri përmes një shiringe.

“E zbrazja gjurin një herë në javë për gjshtë muaj”, kishte shkruar Zlatan.

Para disa ditësh, sulmuesi veteran bëri me dije se kishte kaluar nëpër shumë tretmane dhe sfida shëndetësore në trupin e tij si pasojë e lëndimit.

Ibrahimovic i lënduar duke qënruar në pankinë

Ndër to edhe problemet me gjumin, mungesa konsistente e stërvitjeve dhe ilaçet e përditshme, që përsëri nuk e ndalën atë të arrinte titullin kampion i Italisë me Milanon.

Gjithashtu, Ibra njoftoi se ka kryer me sukses operacionin që do ta lë atë pa minuta loje për tetë muaj, diçka që i vështirëson qëndrimin te rosonerët.

Ibrahimovic me trofeun e Serie A

Ish-frontmeni i Manchester United dhe Paris St-Germain u kthye në “San Siro” në vitin 2020.

Ai bëri 11 ndeshje në ligë këtë sezon, ku shënoi tetë gola. /Shqip.com