Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic pranë rikthimit, gati të thyejë rekordin historik

FOTO: futballnews
FOTO: futballnews

Zlatan Ibrahimovic është shumë afër rikthimit në fushë, pas një mungese të gjatë për arsye fizike.

Gjigant suedez ishte në stolin e Milanit në dy ndeshjet e fundit dhe synimi i radhës i sulmuesit veteran është të thyejë një rekord të Serisë A.

Suedezi po pret me padurim të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e kampionatit italian.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Costacurta, është mbajtësi i këtij rekordi: ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë. Sulmuesi suedez është 41 vjeç e 146 ditë.

Ibrahimovic po i rikthehet futbollit pas një dëmtimi të rëndë në gju të pësuar në maj të vitit të kaluar.

/Shqip.com