Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic: Ndeshja në Anfield ishte mësim për lojtarët e rinjë

Sulmuesi suedez ka folur për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Mungesa Zlatan Ibrahimovic në fushën e gjelbër të “Anfield Road” u vërejt shumë, por sudezi është shprehur Iikënaqur me paraqitjen e bashkëlojëtarëve të tij.

Në nje intervistë për mediat italiane, shtatëgjati ka thënë se ndeshja në Anfied ishte një mësim i mirë për futbollistët e rinjë të rosonerëve që nuk kanë përvojë në Ligën e Kampionëve, transmeton Shqip.com.

“Ndeshja në Anfield ishte një paketë e plotë mësimi për lojtarët më të rinjë të Milanit. Kur vitin e kaluar u kualifikuam në Champions dhe i pyeta sa prej jush keni luajtur në këtë kompeticion dhe keni provuar të stërviteni qoftë edhe me topin e kompeticionit, vetëm 2-3 ngritën duart. Nuk është shaka! Janë të gjithë gati debutues dhe dje e kuptuan se çfarë do të thotë ritmi Champions, mbrëmjet e mëdha, emocionet, frika dhe gjithçka. Sidomos sepse prova ishte menjëherë nga ato më të fortat.Jam i bindur se tani e kanë kuptuar idenë” ka thënë Zlatan ndër të tjera.

Ai po ashtu shtoi se grupi i futbollistëve po punon shumë, por nuk mjaftohet me vendin e dytë.

“Ne po arrijmë drejt majës, jo për meritën time dolëm në vend të dytë vitin e kaluar. Kjo do të thotë se grupi po punon por nuk mjaftohem me vendin e dytë, dua të jem i pari dhe tani duan të gjithë të jenë te paret te Milani, nga më i vjetri te lojtari më i ri. Mentalitetin e kanë thithur dhe ata që nuk luajnë me më shumë vazhdimësi. I shoh të uritur”, tha për fund 38 vjeçari.

Ibra që nga sezoni i kaluar ka pasur shumër probleme më lëndime, ndërsa do e humbasë edhe ndeshjen e fundjavës ndaj Juventusit pasi ende nuk është i gatshëm 100%./Shqip.com