Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic flet për Mbappen dhe Haalandin – tregon të pëlqyerin e tij

Ibrahimovic flet për Mbappen dhe Haalandin

Teksa, gjenerata të reja po vijnë, Zlatan Ibrahimovic po vazhdon të jetë në kulm të karrierës.

Sulmuesi suedez – ani pse 40 vjeçar është duke prapë njeriu kryesor i Milanit – në repartin e sulmit.

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka folur për Kylian Mbappen dhe Erliing Haaland, që po cilesohen si dy nga talentët më të mëdhenjë në botën e futbollit.

Suedezi ka lavdëruar të dytë, ndërsa e prefeeron më shumë Mbappen.

Kylian Mbappe: Real Madrid make €160m transfer offer for PSG forward | The  Independent
Kylian Mbappe

“Më pëlqejnë lojtarët elegantë, ata që janë sa më të kompletuar. Kur je futbollist, mund të shohësh lojtarë të tjerë, mënyrën se si mendojnë, si lëvizin. Më pëlqejnë ata lojtarë që parashikojnë gjërat përpara se të ndodhin. Mendoj se Mbappe është një kujtues i Ronaldos-fenomenit,  -ai është shumë elegant në lojën e tij”, u shpreh ai fillimisht.

Ndërsa, për Haland tha se është i fiksuar pas golave – ani pse ka aftësi të bëjë shumë më shumë.

“Haaland është i mirë sepse unë mendoj se ai është i fiksuar pas golave, dhe ai nuk po bën më shumë sesa duhet të bëjë. Ai fokusohet vetëm te golat, dhe ndonjëherë ju keni lojtarë që mendojnë se mund të bëjnë më shumë se sa janë në gjendje – kjo është jo inteligjencës. Në Haaland, unë e shoh këtë “inteligjencë”, pasi ai thjesht dëshiron të shënojë gola dhe ai e di se mund të shënojë gola. Ai vetëm po përpiqet ta bëjë këtë”, u shpreh Ibra.

Haaland's big decision: Prestige or money? | Marca
Haaland

Sa i përket statistikave, Mbappe ka shënuar 17-të gola dhe nëntë asistime në Ligue 1, kurse katë gola dhe gjashtë asistime në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Halaand është autor i 11-të golave në Bundesliga dhe tre të tjerë në Ligën e Kampionëve, por ka munguar një kohë të gjatë për shkak të lëndimit. /Shqip.com