Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic e shpëton Milanin

Zlatan Ibrahimovic

U nisën për fitore, por u gëzuan edhe me barazim.

AC Milan është ndarë në paqe me Udinesen, me rezultat 1-1.

Rosonerët ishin favorit në letër, por gjërat nuk shkuan sipas planit për ta.

Pas vetëm 17-të minutave lojë, skuadra vendase kaloi në epërsi.

Realizator ishte Beto. Sulmuesi portugez është duke kaluar në formë jetësore këtë sezonë.

Goli i shënuar nga Beto

Në 15-të ndeshje të zhvilluara në futbollin elitar italian, ai ka tundur rrjetën shtatë herë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në minutat shtesë ta takimit.

Kur po zhvillohej minuta e 92-të, Zlatan Ibrahimovic i shpëtoi kuqezinjët nga disfata.

https://twitter.com/Matt_Santangelo/status/1469784560074465280?s=20
Goli i shënuar nga Ibrahimovic

Për 40 vjeçarin ky ishte goli i gjashtë në këtë sezonë, teksa ka regjistruar edhe dy asistime.

Pas këtij barazimi, Milani vazhdon të jetë lider në Serie A.

Tashmë ka 39 pikë, dy më shumë se Napli që gjendet në vendin e dytë. Nëse napoletanët shënojnë fitore, të dielën atëherë do e rrëmbejnë pozitën e parë.

Kurse, Udinese mbetet në vendin e 15-të, me 17 pikë të grumbulluara në po aq ndeshje të zhvilluara. /Shqip.com