Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic do e vazhdojë rrugëtimin me Milanin

Zlatan Ibrahimovic

Është 40 vjeçar – por nuk e ka ndërmend t’i var këpucët.

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të vazhdojë me Milanin edhe për një vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Zlatan Ibrahimović ka vendosur të vazhdojë kontratën me Milanin! Zlatan do të vazhdojë edhe për një sezon, me marrëveshje deri në qershor 2023. Ibrahimović ka pësuar lëndim në gju dhe rikuperimi i tij do të zgjasë 6/7 muaj por ai do të pranojë pagë më të ulët”, ka shkruar Romano.

Shtatgjati ka pasur probleme të shumta me lëndime edhe në sezonin e kaluar, por dha disa shkëndija kur u paraqit në fushën e gjelbër.

Ai zhvilloi 23 ndeshje, teksa shënoi tetë gola dhe asistoi tre herë.

Në total – që kur është rikthyer në “San Siro” – ai ka zhvilluar 60 ndeshje në elitën e futbollit italian – dhe ka shënuar 33 gola. /Shqip.com