Lajme

Ibishi në Hagë: BIA ishte strukturë e paarmatosur, nuk kishte të drejtë të arrestojë

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi, ka dëshmuar në para trupit gjykues në Gjykatën Speciale të Hagës, si dëshmitar i nëntë i mbrojtjes së Salih Mustafës.

Ibishi ka deklaruar se njësiti BIA ka qenë strukturë civile e paarmatosur dhe nuk ka pasur të drejtë të arrestojë apo ndaloj individ.

Ibishi ndryshe i njohur edhe si Komandant Leka ka treguar edhe për periudhën kur ishte plagosur dhe trajtimin mjekësor që kishte marr bashkë me bashkëluftëtarin, Kapllan Parduzi i cili dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes e ka dhënë dje para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai gjithashtu ka treguar më 10 prill 1999 ishte plagosur pasi kishin bërë fortifikimin e pozicioneve me qëllim të mbrojtjes së refugjatëve që kanë ikur nga Podujeva dhe Lugina e Llapit

“Jemi pozicionuar pasi e  kemi bërë fortifikimin e pozicioneve me qëllim të mbrojtjes të refugjatëve që ikën nga Podujeva dhe lugina e Llapit dhe u vendosën në luginën e Turuçicës e deri në Orllan atëherë unë dhe disa bashkëluftëtarët vendosëm fortifikatat, pozicionet dhe njësitet aty dhe në kohën kur ndodhi sulmi ne iu bashkëngjitëm forcave pasi ishim duke shkuar në vizitë tek refugjatët por ndërkohë unë i përgjoja me një sistem të lidhjes edhe e vërejta që do vijnë në drejtim tonin dhe gjatë këmbimit të zjarrit, normal ata ishin me armatim të rëndë me autoblinda e praga dhe nga vetë luftimi u plagosëm unë dhe Kapllan Parduzi dhe arritëm t’i thejmë forcat serbe dhe të mos t’i lejojmë të futen tek refugjatët ku prisnim se do të kryenin edhe masakra në pjesën e refugjatëve që ishin të zhvendosur”, tha ai.

Komandat Leka ka treguar se trajtim mjekësor fillimisht e kishte marr aty për aty, ndërsa transporti i tyre për në spitalin e improvizuar në Potok kishte ndodhur po në ditën e plagosjes më 10 prill por vetëm pas orën 19:00 dhe kishte zgjatur 48 orë.

Ai gjithashtu ka treguar se trajtimin mjekësor në spitalin ushtarak në Potok e ka marr për 3 javë.

“Nuk më kujtohet me kohë por me siguri se kjo duhet të ketë zgjatur edhe pse në kushte të vështira ndoshta 3 javë ditë por them ashtu e merrja vetën sepse duhej t’i përgjigjem nevojave çfarë ishin realisht në terren dhe që ishte koha e operacioneve luftarake për pastrim etnik të forcave serbe, që kulmoi me largimin e 700 mijë banorëve nga Kosova, periudha më e ndjeshme për këtë arsye unë i plagosur është dashur ta lëshoj spitalin mu për shkak të kryej detyrën ta zbatoj detyrën”, ka thënë Ibishi.

Ibishi gjithashtu ka treguar se për trajtimin e dytë që e kishte marr në pjesën e majit në Maqedoni së bashku me tre persona të tjerë.

“Trajtimi i dytë kjo ka ndodhur diku kah pjesa e dytë e maji në Maqedoni pasi që ka dështuar tentativa e parë e shkuarjes përkundër asaj që isha vetë i sëmurë organizohej me gjitha ato mbështetje në kuptim të bartjes pasi kishim dy të plagosur dhe një të sëmurë rëndë kishte të bënte me Kapllan Parduzin i cili ishte i palëvizshëm dhe kishte të bënte me zëvendëskomandantin e brigadës 152 i cili kishte distrofin e muskujve dhe Afrimi i zonës së Karadakut për të cilët të tre u deshtë të transportohen në Maqedoni për shkak të gjendjes dramatike…12’49 Po ka zgjatur pak ditë, Korabi ka vazhduar, Kapllan Parduzi ka vazhduar të mbetet aty me Batushën zëvendëskomandantin e brigadës 152 Shaban Shala dhe Afrimi që ka qenë i plagosur ndërsa unë është dashur të kthehem në Kosovë“, tha ai./Shqip.com