Iago Aspas – ylli i lënë nën hije

Celta Vigo nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme – sezonin e ri në La Liga.
Sepse – gjendet në pozitën e dhjetë – me shtatë pikë të grumbulluara – pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Por, e nëjta nuk mund të thuhet edhe për kapitenin e kësaj skaudre – Iago Aspas.
Sulmuesi spanjoll po kalon në formë fenomenale.
Aspas ka shënuar pesë gola në po aq ndeshje të zhvilluara – teksa ka regjistruar edhe një asistim.
Ai e mban vendin e dytë në La Liga me gola – sepse vetëm Robert Lewandowski ka më shumë – gjashtë.
35 vjeçari është legjendë e gjallë e Vigos – pasi po e zhvillon sezonin e tetë me fanellën e këtij ekipi.
Në element të mirë ishte edhe në kampionatin e kaluar – kur realizoi 18-të gola dhe asistoi gjashtë herë.
Majtaku – është grumbulluar në të kaluarën edhe nga kombëtarja spanjolle – me të cilën ka zhvilluar shtatë ndeshje zyrtare – tri prej të cilave ishin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Por, e ka harruar herën e fundit kur ka pranuar ftesë.
Iago ka kontratë me Celtan – deri në vitin 2025, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet shtatë milionë euro.
Paraprakisht, ai e ka djersitur edhe fanellën e Liverpoolit dhe Sevillës./Shqip.com