Rozë

Ia keqpërdorin imazhin e fytyrës pa miratimin e saj, Adriana i reagon kompanisë: Keni me i ra pishmon

Adriana Matoshi

Adrina Matoshi është shumë e ndjekur në rrjete sociale.

Kjo ka bërë që ajo të fitojë reklama të ndryshme, mirëpo jo të keqpërdoret imazhi pa dijenin e saj.

Një gjë e çuditshme i ka ndodhur Adrianës së fundmi – pasi një kompani ka shfrytëzuar pamjen e saj pa miratimin e saj.

E kundrejt këtij keqpërdorimi, vet aktorja dhe deputetja ka bërë një reagim mjaft të ashpër në InstaStory.

“Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman”, shkroi Matoshi në InstraStory.

Ndryshe, aktorja ka disa ditë që është ndarë nga i dashuri i saj, Keith.

Dyshja janë ndarë me mirëkuptim duke uruar njëri-tjetrin./SHQIP.com