Rozë

Ia foli 500 euro, Labi komunikon në “Facebook” me punëtorin nga Suhareka

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri ka treguar edhe njëherë sa human që është.

Së fundmi, Labi i ka dalë në përkrahje punëtorit Gentian Qamaj nga kompania “Ekoregjioni”, komuna e Suharekës të cilit i ishte rrezikuar jeta nga mjetet plasëse në mbeturina.

Këngëtari ia premtoi 500 euro para, ose një udhëtim në Turqi, ku menjëherë erdhi reagimi i Gentit, i cili komentoi në statusin e Labit në ‘facebook’.

“Per shendetje Falenderoj nga zemra Labinotin shumm shum dhe te gjith ju qe po komentoni dhe keni shpreh deshir per mu un jan Gentian Qamaj jam puntori i cili u rrezikova dhe do jem gjithmon ne sherbim dhe Puntor i Popullit ton”, ka komentuar Qamaj në postimin e Tahirit.

E një përgjigje për të e pati edhe këngëtari. Ai tha se do ta vizitojë atë në Suharekë.

“Genti Qamaj i dashur Genti, ti je një njeri që na dhuron vullnet pēr të jetuar në Kosovê nga gjendja se si jeni dukur ne kete foto dhe akoma jetoni këtu. Zoti te ruajt. Neser do te vizitoj atje në Theranden se bashku me kryetarin e nderuar, në atë vend të bukur me rrush të ambel që e ka. Me respekt dhe dashni, Labi”, tha Labi.

E Qamaj i tha se do ta mirëpresë në këtë qytet teksa e falënderoi edhe njëherë për përkrahjen.

Labinot Tahiri ju mir pres dhe falenderoj ty dhe te gjith qe kan deshir vullnet te me per krahin dhe me kan kuptuar per Rastin qe me ka ndoll un do jem gjithmon sherbim dhe me shum vullnet per vendin ton qe te bajm paster”, I komentoi sërish ai.

Përndryshe, pos Labit Gentian Qamaj u nderua me mirënjohje edhe nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj./Shqip.com