Lajme

I vihet flaka një veture në Pejë, pronari publikon pamjet

Eroll Rexhepi I cili është një qytetar nga Peja ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme iu është djegur vetura e tij.

Sipas njoftimit, vetura është djegur nga një person gjysmë i maskuar.

“Sot rreth orës 03:07am, para shtëpisë sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysmë i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera”, njoftoi Rexhepi.

Tutje, Rexhepi shkroi se kërkon me ngulm nga Policia e Kosovës, dhe organet tjera të sigurisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

Shqip.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Shqip.com se organet kompetente kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikëset ku është arritur shuar.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës  03:45, Policia është informuar se në Rrugën ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrëfiksëve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, tha Rugova.

Tutje, Rugova tha se rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie”

/Shqip.com