I vetmi italian që e ka fituar Premierligën
“Why always me” ishte shkrimi që Mario Balotelli e kishte bërë në fanellë – në festimin e golit që e shënoi në derbin e Manchesterit.
Kjo – gjë nuk ishte rastësi.
Që kur liga angleze ndryshoi emrin e tij në Premier League në 1992, ka pasur mbi 75 yje të futbollit italian që kanë shkelur në fushat e gjelbra të ishullit.
Por, vetëm një prej tyre e ka ngritur trofeun. Ai është Balotelli.
Sulmues italian ishte pjesë e skuadrës së Manchester Cityt – e cila u shpall kampione në sezonin 2010-2011.
Ky ishte një sukses i dyanshëm pasi për Cityn ka qenë trofeu i parë i ligës, kurse Mario e theu një akull që bashkombasit e tij nuk e bënë dot.
Balotelli luajti 80 ndeshje në të gjitha garat për “qytetarët”, teksa ku shënoi 30 gola dhe dha 7 asistim.
Aktualisht – është pjesë e skuadrës turke Adana Demirspor, me të cilët po kalon momente të mira – teksa është ftuar edhe në kombëtare.
Ish – portieri i Chelseat – Carlo Cudicini mund të ishte italiani i parë që fitoi titullin e Premierligës, por përkundër faktit se ishte pjesë e londinezëve – atij nuk iu nda medalje dhe nuk mund të konsiderohet si fitues. /Shqip.com