Lajme Ballkan

I shpëtoi atentatit në gusht, gjendet i pajetë në banesë 45-vjeçari nga Kuçova

Një 45 vjeçar është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së sotme në banesën e tij në fshatin Perondi në Kuçovë.

Ai u ngjet nga ana e familjarëve të tij. Sipas Policisë nuk pati shenja dhune.

Sipas dyshimeve ai mund të ketë ndërruar jetë nga overdoza, pasi njihej si përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, raporton Abcnews.

Emri i personit që u gjet pa shenja jete është Admir Bejo.

Më 13 gusht 2022 Bejo mbeti i plagosur me armë zjarri në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. “Ai u gjet nga një kalimtar i rastit i cili e mori me makinë dhe e çoi në spital.

/Shqip.com