Sport Ndërkombëtar

I shënoi katër gola Realit, Castellanos flet për mbrëmjen magjike

Sulmuesi argjentinas, Taty Castellanos ka shkëlqyer sonte, duke shënuar katër gola në fitoren që skuadra e tij, Girona, e ka shënuar ndaj Real Madridit.

Pas ndeshjes heroi i ndeshjes tha se, as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një gjë të tillë.

“Ishte një natë ëndrrash, luajtëm kundër një prej ekipeve më të mira në botë dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë. Ishte një ëndërr të shënoja kundër Madridit dhe të shënoja katër kundër tyre, as që mund ta imagjinoni, jam gjithashtu shumë i lumtur për fitoren”, tha ai.

Reali tani është në vendin e dytë me 11 pikë larg liderit Barcelonës, të cilët po ashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Girona janë në vendin e nëntë.

/Shqip.com