Lajme

I rrëmbyen dy persona në një villë, Gjykata në Gjilan i dënon me 34 vite burgim

Ilustrim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 34 vite burgim të akuzuarit V.K.(1), M.I., B.N., V.K.(2), dhe M.Z., pasi që kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, Gjykata ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit, më 16-17 shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, kanë marrë dhe mbajtur nën kërcënimin e armës Z.R., dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës.

Të akuzuarit, i kanë prangosur dy të dëmtuarit me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

“Fillimisht të akuzuarat M. I. dhe M. Z. merren vesh me të akuzuarit e tjerë që të i joshin të dëmtuarit për marrëdhënie seksuale, mirëpo pas hyrjes në villë, e akuzuara M. I. në koordinim me të akuzuarit, kërkon që të hyjnë vrullshëm nën presionin – kërcënimin e armëve, më pas prangosin të dëmtuarit dhe i godasin me kondak të armës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Trupi gjykues të akuzuarin V.K., e ka dënuar me tetë vjet burgim, të akuzuarën M.I., me tetë vjet, B.N., me shtatë vjet, V.K., me shtatë vjet dhe M.Z., me katër vjet.

Ndërkaq, të akuzuarve V. K. M. I. B. N. dhe V. K. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të pandehurit F. S. dhe M. Z. u ndërprehet sot masa e paraburgimit./SHQIP.com