I rrahu myshterinjtë, arrestohet pronari i një lokali në Ferizaj
Publikuar:
(02.11.2022 12:03:15)
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur disa persona në lokalin e tij.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj rreth orës 1:20.
“Ferizaj 01.11.2022-01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në lokalin e tij kishte sulmuar disa persona,ku njërit prej tyre viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore”.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
/Shqip.com