Lajme

I riu theret 7 herë me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në Istog

Një 25 vjeçar nga fshati Saradan i Komunës së Istogut, është therrur 7 here me thikë në oborrin e shtëpisë së tij.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i riu është therr në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit dhe fatmirësisht, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë. Nuk dihen kryesit e veprës. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

/Shqip.com