Sport Ndërkombëtar

I rilindur – në ishull

Philippe Coutinho

Barcelona i pagoi 150 milionë euro, por shumë ndeshje i shikoi nga stoli.

Shkopin magjik duket që e harroi në ishull dhe shkoi atje për ta marrë përsëri.

Philippe Coutniho është duke dhuruar shfaqje me fanelën e Aston Villës.

Dielli ka lindur përsëri për të.

Philippe Coutinho stars for Aston Villa, Tottenham's defence crumbles  against Southampton - Premier League hits and misses | Football News | Sky  Sports
Philippe Coutinho

Mesfushori brazilian dhuroi spektakël në ndeshjen e së mërkurës -kundër Leeds United .

Një gol dhe dy asistime – ishin sinjal që “magjistari i vogël” po rikthehet në element.

Teksa, pas ndeshjes trajneri i Villas, Steven Gerrard  për The Mirror tha se “ Ai duket i lumtur, ne i kemi dhënë skenës që të shkojmë dhe të shijojmë sërish futbollin e tij.

Vizioni dhe vetëdija e tij, nëse nuk ju pëlqen të shikoni, duhet të ndaloni së shikuari futboll”.

Gerrard praises 'quality footballer' Coutinho after impressive start at  Aston Villa
Steven Gerrard dhe Philippe Coutinho

Coutinho është huazmim gjashtë mujor te skuadra angleze, e cila ka të drejtë blerje për 40 milionë euro – në fund të sezonit.

Aston Villa gjendet në vendin e 11-të në tabelën klasifikuese, me 27 pikë të grumbulluara.

Përveç Philippes, ky ekip kishte siguruar edhe shërbimet e Lucas Dignes dhe duket që në sezonin e  ardhshëm do jetë një ekip që e synon Evropën.Shqip.com