Sport Shqiptar

“I refuzova tre milionë euro nga Kazakistani, nuk do pendohem kurrë”

Majlinda Kelmendi

Tre milionë euro ishte shuma që Majlinda Kelmendi i refuzoi nga Kazakistani, vetëm që ta përfaqësojë Kosovën.

Këtë lajm e kanë treguar, vetë Kelmendi, në një prononcim për T7.

“Jo nuk kam qenë pishman asnjëherë dhe nuk do pendohem kurrë.  E kamë ditë për ofertën nga Kazakistani. E vështirë ka qenë kur Azerbajxhani më bëri ofertë sepse askush nga familja ime nuk punonte atëherë. Toni më tha se duhet me qëndru në Kosovë sepse është vendi i jonë.

Jam shumë e vetëdijshme se tre milionë euro në Kosovë nuk do i marr kurrë. Por, mënyra se si ndihem në Kosovë, si më shohin njerëzit në Kosovë nuk mundem t’i blejë kurrë”, tha Kelmendi ndër të tjera.

Majlinda Kelmendi wins Kosovo's 1st Olympic medal - The San Diego  Union-Tribune
Majlinda Kelemendi

Të njëjtën e tha edhe trajneri dhe bashkëpuntori i saj i ngushtë, Driton Kuka.

“Tre milionë euro do i dilnin Majlindës në xhirollogari nëse do pranonte ta ndërronte shtetin. Majlinda e ka ditur ofertën, por jo edhe shumën. I tregova pas kompeticionit”, tha Kuka.

Ai po ashtu shtoi se, kanë pasur edhe oferta nga Turqia dhe disa shtete tjera.

Majlinda, u pensionua nga xhudo gjatë ditës së hënë dhe u përcoll me ceremoni shtetërore.

Gjatë karrierës si profesioniste, ajo e ka “sunduar” botën dy herë, ishte katër herë “mbretëreshë” e Evropës dhe doli fituese e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit. /Shqip.com