I refuzoi dy herë, Real Madridi nuk dëshiron të ndëgjojë për emrin e Mbappes
Publikuar:
(25.12.2022 11:08:54)

Mbappe kishte mundësin të transferohet drejt gjigantit spanjoll dy herë. Në të dyja rastet francezi zgjodhi të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint Germain.
Kjo ka bërë që durimi i ‘Mbretërve’ të përfundojë, andaj transferimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ është i pamundur.
Sipas raportimit të prestigjiozes ‘Marca’, Real Madridi nuk dëshiron të humbasë kohë me të ardhmen e Mbappes.
Drejtuesit e klubit siç njofton gazeta spanjolle janë të fokusuar në formën e Vinicius Jr dh Rodrygos.
/Shqip.com