I pari i Prishtinës njofton për largimin e një deponie mbeturinash
Publikuar:
(28.12.2022 09:48:22)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti.
“Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje”, ka thënë kryetari i kryeqytetit.
Ai po ashtu ka thënë se po e shqyrtojnë mundësinë për hapjen e një korsie.

“Po ashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”, ka deklaruar ai.
Një nga problemet e Prishtinës më të mëdha mbeten mbeturinat të cilat i hasim pothuajse në çdo skaj të qytetit.
/Shqip.com