Lajme

I pari i PDK-së flet pas takimit me senatorët amerikanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe dy senatorët amerikanë të cilët vizituan Kosovën, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe dy senatorët amerikanë të cilët vizituan Kosovën, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters.

Kosova duhet ta zbatojë një marrëveshje paqeje me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Perëndimi, nëse dëshiron të arrijë qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, thanë të hënën dy senatorë amerikanë që vizituan Prishtinën.

Ndryshe, Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar për takimin që të hënën e ka pasur me dy senatorët amerikanë të cilët vizituan Kosovën, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters.

Ai tha se është qetësuese kur dëgjon nga senatorët amerikanë mesazhe mbështetëse për Kosovën.

Është qetësuese të dëgjosh mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë vendin tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Po ashtu, Chris Murphy dhe Senator Gary Peters janë takuar edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

/Shqip.com