Lajme

I pari i LDK-së: Si opozitarë jemi të ndryshëm në pikëpamje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se opozita janë parti të ndara, me pikëpamje të ndryshme.

Abdixhiku në emisionin Context, tha se nuk jemi një opozitë, siç cilëson pushteti.

“U përmend termi opozitë. E kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është si funksion në parlament. Por si trup I përbashkët nuk është. Është e qartë por është diskurs i natyrshëm në debatin publik në Kosovë, ku opozita portretizohet si një, por nuk jemi një për besë. Kjo është me rëndësi ta dimë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa kemi bindje krejtësisht të ndryshme. Pushtetit i konvenon të thotë se është një”, tha Abdixhiku.

Tutje, ai shtoi  se LDK është parti e cila integron figura të ndryshme në parti, me përvojë në fusha të ndryshme.

/Shqip.com