Lajme

I pari i LDK-së “godet” pushtetin nga Obiliqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në komunat ku qeverisë ky subjekt politik po punohet shumë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka treguar për vizitën e Komunës së Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi.

Ai ka shtuar se shpreson që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer Gashit, duke u lidhur me vendimin e gjykatës për projektin e “Rrugës A” në Prishtinë.

”Vizituam nga afër një sërë projektesh që po zhvilloheshin aktualisht, të tjera në përfundim apo të përfunduara tashmë. Secili projekt lë gjurmë.  Pashë punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore; një burim ngrohjeje për plot 5000 qytetarë në 40% të territorit të gjithë komunës. Projekt madhor, projekt impresiv, projekt i drejtë para së gjithash. Në Programin tonë ‘Rruga e Re’ kemi paraparë mbi 120 milionë euro investime vetëm në ngrohje qendrore; dhe Obiliqi, shtëpi e KEK-ut, do të ketë prioritet trajtues pa dyshim”, ka treguar Abdixhiku për projektin.

Postimi i plotë:

Në komunat tona po punohet shumë. Projekte kapitale, investime afatgjata, gjëra që mbesin nëpër gjenerata.

Sot, vizitova Xhafer Gashin dhe gjithë ekipin e tij në Obiliq 📍. U nderova jo vetëm nga mikëpritja e mirë, por dhe nga ambiciet e mëdha që kishin për punë e shërbim.

Vizituam nga afër një sërë projektesh që po zhvilloheshin aktualisht, të tjera në përfundim apo të përfunduara tashmë. Secili projekt lë gjurmë.

🚧 Pashë punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore; një burim ngrohjeje për plot 5000 qyretarë në 40% të territorit të gjithë komunës. Projekt madhor, projekt impresiv, projekt i drejtë para së gjithash. Në Programin tonë ‘Rruga e Re’ kemi paraparë mbi 120 milionë euro investime vetëm në ngrohje qendrore; dhe Obiliqi, shtëpi e KEK-ut, do të ketë prioritet trajtues pa dyshim.

Vizituam sallën moderne të edukatës fizike🏀⚽️ në fshatin Dardhishtë, Bibliotekën📚 e qytetit me kushte impresive; brezin e gjelbër🌳 rreth termocentralit e punët e shumta në parkingje të reja🅿️, shesh e rrugë🛣️.

Komuna e Obiliqit dhe Xhafer Gashi kanë realizuar 92% të investimeve kapitale; tre herë më lartë se qeverisja qendrore që mbetet trishtueshëm në vetëm 29%.

Me shpresë shumë që kjo vizitë nuk do të nxisë ndonjë gjykatës familjarë të ndërprejë ndonjërin nga projektet e vizituara në fjalë – siç ndodhi me Rrugën A – Xhafës dhe gjithë ekipit të tij i uroj punë të mbarë!

/Shqip.com