Lajme

I pari i LDK-së dhe ai i Prishtinës inspektojnë punimet në “Rrugën A”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, njofton se sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, kanë vizituar Rrugën A, aty ku po zhvillohen punimet.

Abdixhiku shkruan se Rruga A, me 6 korsi, “me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse”, do të përfundojë para verës së ardhshme.

Ai ka dhënë informata edhe për punime në rrugët e tjera në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Rruga “Jim Xhema” po bëhet!

Në kohë e me intensitet të plotë.

Sot, me Përparimin, i bëmë vizitë ekipeve punuese në projektin më të madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet. E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme .

Punimet tashmë kanë nisur edhe në lagjen Kalabria, me synim të shpejtë për lidhjen e dy anëve në një projekt të ri të madh kapital në Veternik.

Një lagje e re në bërje, një komuniteti i ri në krijim. Prishtina po ecë në rrugë e ritëm të jashtëzakonshëm! Falënderuam punëtorët për angazhim; falënderuam në veçanti Krenarin, Drejtorin e Infrastrukturës për gjithë angazhimin infrastrukturor në Prishtinë.

Koha të flasim e punojmë për projekte konkrete si zëvendësim i ngarkesës me të shkuarën, e zymtësi polarizuese sot.

Kosova meriton më mirë!

Kosova, sikurse Prishtina, mundet më shumë!

/Shqip.com