I njëjti skenar, opozita mbush sallën e Kuvendit me tym, ndezin edhe zjarr – buxheti votohet pa debat

Tym, kaos dhe zjarr. I njëjti skenar edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Ligjet për paketën fiskale dhe projektbuxheti për vitin e ardhshëm nuk arritën të diskutoheshin. Salla u “pushtua” brenda pak minuta nga flakadanwt, tymueset dhe ngjyrueset.
Deputetët e opozitës tentuan bllokimin e punimeve të Kuvendit pas refuzimit të kërkesës së tyre për ngritjen e komisioneve hetimore.
Me nxitim, kryetarja e Kuvendit hodhi në votim me karton pr/ligjet e rendit të ditës.

Për herë të parë buxheti i shtetit kalon pa debat.
I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk arriti të mbajë fjalën e parashikuar prej rreth 60 minutash, në prezantimin e buxhetit.
Votimi i projektbuxhetit është një prej seancave më të rëndësishme të vitit në parlament, ndërsa janë parashikuar për diskutime datat 20 dhe 21 Nëntor.
Këtyre diskutimeve i kanë paraprirë seanca të tensionuara e kaotike dy muajt e fundit, prodhuar nga ajo çfarë opozita e quan “rezistencë ndaj mos plotësimit të tre kërkesave të tyre”.
/Shqip.com