Lajme Botë

I majti Boriç i fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

Gabriel Boriç do të jetë president i Kilit – pasi ka fituar zgjedhjet parlamentare të 19 dhjetorit në shtetin latino-amerikan.

Ai e mposhti rivalin e tij të djathtë ekstrem, Jose Antonio Kast.

Diferenca me vota ishte e theksuar, 56 për qind sa mori mbështetje Boriç kundrejt 44 sa mori politikani populist.

Fushata zgjedhore shkaktoi ndarjen më të thellë në shoqërinë kiliane.

Kjo pasi dy krahët që shkuan në balotazh kanë botëkuptime të kundërta nga pensionet, privatizimi e të drejtat e njeriut.

Boriç kryesonte një koalicion të gjerë majtist ku pjesë e saj është edhe Partia Komuniste.

Koalicioni erdhi pasi në viitn 2019 kishte protesta masive kundër privatizimit.

Por, para vitit 2019, më 2012 ka pasur protesta për sistemin e arsimor ku lider studentor ishte Gabriel Boriç.

Ai ka prejardhje kroate dhe tash do ta drejtojë Klilin. /SHQIP.COM