I mahniti të gjithë me pamjen në “Big Brother VIP” në Shqipëri, kush është “fiksimi” i Berlusconit?
Publikuar:
(06.03.2023 16:16:38)
Jori Dielli është me origjinë shqiptare, ka lindur më 1995-ën në Venecia dhe vetëm pak vite më vonë, është transferuar bashkë me familjen në qytetin e Torinos.
Ajo ka studiuar inxhinieri, por u bë e famshme në botën e sportit, pasi mori pjesë si bashkë-prezantuese në një emision “SportItalia”, shkruan Panorama Sport.
Për një periudhë kohe, modelja ka pasur një romancë edhe me Simone Camolesen, djalin e ish-trajnerit të Torinos, Giancarlo Camolese.
Jori Delli njihet gjithashtu si një tifoze e Milanit dhe në rrjetet sociale ka pozuar shpesh me fanellën e kuqezinjve, teksa për pamjen e saj ka marrë komplimente edhe nga presidenti i Monzës, Silvio Berlusconi.








/Shqip.com