Lajme

I konfiskohet arma me të cilën shtiu në aheng familjar

Ilustrim
Ilustrim

Një personi, në Nerodime të Epërme të Ferizajt, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.

“Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj  18.07.2023 – 00:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

/Shqip.com