Rozë

I kërkojë falje Luizit, ky është reagimi i fansave të Kejvinës

Kejvina Kthella

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, ka reaguar edhe një herë ndaj Luizit, me të cilin kishte përballje të ashpra.

Kejvina u kritikua shumë për shuplakën që i dha Luizit në shtëpinë e BBVA.

Ajo, përmes një postimi të gjatë në Instagram, ka sqaruar se ajo që publiku ka parë në shtëpinë e BBVA, nuk është Kejvina në jetën reale.

Kejvina tha se nuk vjen nga një familje që ushtron dhunë fizike, pasi ata ndihmën ndaj tjetrit e shohin si vlerë e jo detyrim.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se situata e krijuar pas daljes së saj nga BBVA, ka ndikuar shumë në përditshmërinë e saj dhe “do të ndikojë”.

Pas kësaj, komentet nga ndjekësit e saj kanë qenë shumë positive, duke mos pranuar negative- siç i ka ndodhur kohëve të fundit.

/Shqip.com