Rozë Ndërkombëtar

I kërkoj falje publike për dhimbjen që i shkaktoi, Spears i përgjigjet ashpër nënës

Britney Spears pasi kishte folur publikisht për dhimbjen dhe pasojat psiqike që ende i ndjen për shkak të familjes, mori një kërkim falje publike nga nëna e saj.

“Ata më vranë mua. Ndjeva sikur familja ime më hodhi tutje. Më vunë në një gjendje shpirtërore injorante për të më bërë të ndihesha sikur kisha nevojë për ta”, deklaronte ajo.

Lynne Spears iu përgjigj një postimi në komente me një falje publike.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Më vjen keq prej vitesh! Të dua shumë dhe më mungon!” shkroi nëna e saj, Lynne Spears.

Ndërkaq, Spears nuk u kënaq me kërkim faljen e nënës së saj, duke iu përgjigjur komentit me gjuhë të fortë. “Asnjë person nuk u ngrit për mua! Kështu që mami, largohu”.

Fansat e Britney Spears i mbështetën ankesat e saj në komentet në postimin e saj dhe morën anën e saj.

/Shqip.com