Kulturë Kino

I jepet lamtumira e fundit regjisores Burbuqe Berisha

Varrimi i Burbuqe Berishës

Regjisorja Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën nga sulmi në zemër.

Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Ditën e sotme, Burbuqe Berishës i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës, nga familjarë e miqtë e saj më të mirë.

Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitet të Prishtinës.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Po ashtu ka qenë edhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është shprehur thellësisht e prekur nga vdekja e regjisores.

Përmes një njoftimi, MKRS i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar./SHQIP.com