Lajme

I gjendet një kallash afër shtëpisë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Kallash/Ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ai posedonte një armë zjarri.

Policia ka njoftuar se I.D është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistimit janë siguruar prova të mjaftueshme se ai posedon armë zjarri.

Tutje në njoftim thuhet se njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe në një objekt përcjellës kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47 të prodhimit jugosllav me një karikator dhe një palë dylbi.

“Njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan./SHQIP.com