Rozë

I ftuar i Dukës së Madh të Rusisë, Princ Leka shoqërohet nga partnerja e re

Princ Leka ka qenë këtë fundjavë, i ftuari i Dukës së Madh të Rusisë, George Mikhailovich dhe gruas së tij, Princesha Victoria në një gala të madhe bamirësie.

Kjo gala ku morën pjesë anëtarë të familjeve mbretërore nga vende të ndryshme të Europës u mbajt në Maltë. Princ Leka mori pjesë i vetëm në ceremoni, por gjatë udhëtimit të tij në Maltë u shoqërua nga partnerja e tij e re, fotografja Blerta Celibashi. Kjo e fundit publikoi vetë foto nga Malta, gjatë fundjavës.

Duket se pas divorcit me Elia Zaharian, lidhja e Princ Lekës dhe Blerta Celibashin po merr përmasa të tjera dhe po kalon në një tjetër nivel.

Siç kemi treguar edhe në artikujt e mëparshëm, tashmë Princi është bërë pjesë e familjes së fotografes dhe duket se dita për të zyrtarizuar lidhjen nuk është e largët.

/Shqip.com