I dehur sulmon me thikë një person në Rahovec
Publikuar:
(08.06.2023 09:44:07)

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në fshatin Sarosh të Rahovecit pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar me thikë një person tjetër.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Sarosh, Rahovec 07.06.2023 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com