I dehur në timon, përplasi disa automjete dhe u përlesh me policët – arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane
Publikuar:
(12.01.2025 19:33:00)

Arrestohet nga Policia e Tiranës djali i biznesmenit të njohur Samir Mane. Shqip.com konfirmon lajmin nga burime pranë policisë së kryeqytetit.
M.Mane, 27 vjeç, ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës.
Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se ai është përplasur edhe me forcat e rendit.
27-vjeçari M.Mane pritet të dalë përpara Gjykatës ditën e hënë për masë sigurie.
/Shqip.com