Lajme

I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës, pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit

Kushtrim Kokalla është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas burimeve të Express, Kokalla është nip i Naim Murselit i cili poashtu u arrestua sot nën dyshimin se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Kokalla po ashtu është pjesëtarë i FSK-së.

Përveç Kokallës dhe Murselit, sot u arrestua edhe vrasësi Granit Plava.

Po ashtu është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Burime nga Policia pohojnë se bashkëshorti i Liridona Murselit, i dyshuari Naim Murseli, e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari si ekzekutor në krim.

Bëhet e ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Granit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Policia realizoi bastisje në dy lokacione në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për ngjarjen kriminale që i mori jetën 30-vjeçares Liridona Murseli.

Lexo edhe:
Raportohet se Naim Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas, 15 mijë euro para dhe 15 mijë pas krimit
Lexo edhe:
Bashkëshorti porositi vrasjen, familja kërkon zhvarrosjen e Liridonës

/Shqip.com