Lajme

Bashkëshorti porositi vrasjen, familja kërkon zhvarrosjen e Liridonës

Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

I dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar dorasin për vrasjen e saj.

Pas këtyre ngjarjeve, familja Ademaj, që është familja e Liridonës, po kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre.

Ata duan ta varrosin të bijën në fshatin e tyre në Rracaj.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor).

/Shqip.com