Teknologji Auto

Hyundai sjellë veturën e qytetit me rifreskime të shumta

Prodhuesi korean i automjeteve Hyundai ka zbuluar modelin i20 të rindërtuar, përmes të cilit po shpreson se mund të ringjallë shitjet në rënie për rivalin e Ford Fiesta.

Me një ridizajnim delikat, teknologji të re në pjesën e brendshme dhe sistemet e sigurisë së pasagjerëve, Hyundai i20 i ri do të mbërrijë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Vetura do ta ketë parakolpin e ridizajnuar si përpara ashtu edhe në anën e pasme, rrota të reja aliazhi 16 dhe 17 inç, dhe drita të reja LED në formë Z në dy anët e veturës.

Profili i ulët i çatisë dhe baza relativisht e gjatë e rrotave janë të njëjta për të ruajtur aerodinamikën dhe qëndrimin e tij sportiv.

Motorët dhe opsionet e transmisionit mbeten të njëjta si më parë. Të gjitha veshjet sjellin një motor 1.0 litërsh me turbo-mbushje benzinë me 98 kuaj fuqi ose 118 kuaj fuqi, të shoqëruar me një kuti ingranazhesh manuale me gjashtë shpejtësi ose opsionalisht një automatik me shtatë shpejtësi me dy tufë.

/Shqip.com