Teknologji Auto

Hyundai përditëson modelin Ioniq

Në vitin e kaluar, Hyundai arriti të shesë gati 23,000 njësi të modelit Ioniq 5 në SHBA, por si duket kjo do të jetë e vështirë për t’u arritur gjatë këtij viti.

Spekulimet e fundit ishin që pas këtyre zhvillimeve, Hyunday do të ulte çmimet e kësaj veture, por përkundrazi, kompania po i ngre çmimet, raporton arenaev.

Ioniq 5 ka një bateri prej 58.2 kWh, aktualisht kushton 42,785 dollarë, ku përfshihet edhe transporti në destinacionin e përcaktuar nga blerësi. Kjo e bën atë për 9,360 dollarë më të shtrenjtë se sa ishte kur doli në shitje në pranverën e vitit 2022.

Diferenca e çmimit midis modeleve RWD dhe AWD është 3,500 dollarë me përjashtim të versionit Limited, ku kjo diferencë është 3,900 dollarë.

/Shqip.com