Teknologji Auto

Hyundai dhe Kia planifikojnë revolucion në veturat e ardhshme

Dy prodhuesit korean të automjeteve Hyundai dhe Kia kanë paraqitur dorëzuar kërkesën në Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara për një ekran të brendshëm të lidhur me një kamerë të pasme.

Teknologjia e re do të mundësoj që automjetet e ardhshme të lëvizin pa pasqyret tradicionale.

Kjo teknologji tashmë është në përdorim nga Audi dhe Lexus, por dizajni korean e çon teknologjinë disa hapa më tej.

Ndërsa ekranet e kamerës së brendshme si ato që gjenden në modelin Kia Concept EV9, ku janë montuar në të njëjtin pozicion pranë bazës së shtyllave A, kjo patentë përshkruan një ekran të adaptueshëm që është vendosur brenda veshjes së derës, kur nuk përdoret, por mund të ngrihet nga shtresa e derës kur është e nevojshme.

Heqja e pasqyrave tradicionale është bërë me qëllim të përmirësimit të aerodinamikës së automjetit dhe zhurma e erës zvogëlohet.

Në një të ardhme autonome, ambientet e brendshme të automjeteve do të duhet të ndryshojnë në varësi të faktit nëse makina po drejtohet ose nëse është duke lëvizur në mënyrë autonome.

Ne kemi parë tashmë modele të timonit që mund të tërhiqen nga pamja kur nuk përdoren.

Rreziku i dëmtimit të ekranit gjithashtu zvogëlohet kur ai ruhet brenda veturës.

Hyundai vuri në dukje gjithashtu se në një automjet autonom kur një shofer “lirohet nga timoni”, rëndësia e aksesit në ekranet e informacionit do të rritet dhe një ekran i përhershëm i kamerës së pasme që nuk mund të lëvizet, mund të pengojë potencialisht qasjen në ekranin info-argëtues.

Hyundai thotë se pasqyra e kamerës do të jetë e aftë të rrotullohet, duke u dhënë sërish drejtuesve, pamjen më të mirë të mundshme nga pozicioni i tyre i preferuar i drejtimit.

/Shqip.com