Rozë

Hyseni: Të kërkova të fejoheshim, ti më tradhëtove

Alvisa Qarri

Hyseni ka ndërhyrë në Për’puthen Prime për të sqaruar shantazhin që pretendon Alvisa se ka marrë prej tij.

Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

Hyseni tutje, ka thënë së familjet kanë qenë në dijeni se ishin duke e rregulluar raportin.

Pasi rrëfeu të gjithë ngjarjen, Hyseni, me zë të dridhur ka treguar se tradhtia është gjëja më e poshtër që mund t’i ndodhë duke pretenduar se Alvisa e ka tradhtuar me Bashkimin.

“Jepja jetën për ty, të kërkova të fejoheshim, shih çfarë më bëre. Është gjëja më e poshtër që mund t’i ndodhë dikujt në jetë, ta tradhtojë e dashura me tjetrin në mes të natës. Kam qenë shumë i dashuruar pas saj, kam qenë i qorruar ndaj i kam bërë të gjitha”, ka thënë ai./SHQIP.com