Sport Shqiptar

Hyseni renditet i nënti në EYOF 2022

Xhudsiti kosovar, Muharrem Hyseni, ka arritur të futet në top 10-shen më të mirë në kategorinë deri në 66 kg në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.

Ai zuri vendin e nëntë në këtë kompeticion.

Hyseni shënoi dy fitore, njërën në repesazh, por u ndalur në luftën e dytë të repesazhit nga gjermani Krystian Liwocha.

Fitoret i shënoi ndaj grekut Antonios Bintamov dhe Dario Alfonsos.

Dy fitore dhe vendi i nëntë, është suksesi më i madh i Kosovës deri më tani në EYOF Banska Bystrica 2022.

Të martën Kosovën e ka përfaqësuar edhe Lorent Mazreku, i cili u rendit i 14, derisa Omer Azemi zuri vendin e 90./Shqip.com