Rozë

“Hyseni duhet të burgoset nëse konfirmohen aktakuzat e Alvisës”

Hysen Rama

Skandali në mes të Alvisës dhe Hysenit që ka ndodhur në “Për’puthen Prime” po vazhdon që të diskutohet në publik.

E gjithë kjo pasi ishte Hyseni ish konkurrenti i Përputhen, i cili hyri live në Skype derisa po zhvillohej edicioni i Prime, vetëm për ta ‘demaskuar’ Alvisën, e që sipas tij ajo e ka tradhtuar.

Në anën tjetër, Alvisa ka thënë që është shantazhuar vazhdimisht nga ai.

Mirëpo tashmë gjërat janë bërë shumë të thella, pasi flitet për vepra penale dhe rrezikim burgim.

Sot te emisioni “Shqipëria Live” u diskutua gjithë kjo situata dhe një prej të ftuarve ishte dhe avokatja Megi Zonja, e cila foli nga aspekti ligjor.

“Hyseni ka konsumuar tre vepra penale, siç është shkatërrimi i pronës private, dhuna e ushtruar psikologjike, nëse ka pasur dhunë fizike në bazë të fotove duhet provuar. Neni tjetër është përndjekja, neni 120A. Pra ka tre vepra penale, që në nëse flasim si jurist zotëria në fjalë i ka kryer vajzës.

Në qoftë se një person do kishte konsumuar këto elementë të veprës penale, absolutisht që masa e sigurimit duhet të ishte arrest në burg. Pjesa ‘dil nga emisioni ose do publikoj këto’ është një përndjekje dhe mesa dëgjoj nga vajza, kemi të bëjmë me përndjekje të vazhdueshme, që vajzës pa diskutim i ka dhënë probleme shëndetësore përderisa ajo arrin të shprehet në një program live”, tha  avokatja.

Në lidhje më ketë situatë Alvisa i ka falënderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë dhe për një kohë nuk do të jetë pjesë e emisionit./SHQIP.com