Hysaj tmerron pasagjeren që e kishte në makinë (VIDEO)
Publikuar:
(25.07.2023 11:33:16)

Elseid Hysaj ka treguar vazhdimisht se adhuron makinat sportive dhe shpejtësinë. Por, me sa duket jo të gjithë ata që janë në makinë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare kur ai është në timon, e mendojnë njëlloj si ai.
Futbollisti ka postuar në rrjetet sociale një video ku ai shfaqet duke bërë manovra me shpejtësi me makinën e tij dhe një pasagjere në ndenjësen e pasme dëgjohet e terrorizuar teksa i drejtohet futbollistit.

“Els, Els, Els, Els… Pashë të madhin Zot boll! Ky nuk është në terezi”, thotë pasagjerja për mbrojtësin i cili po argëtohej në ato momente.
/Shqip.com